Rreth 4 muaj pas vdekjes së gruas me inicialet H. D. nga Rahoveci, është mbajtur seanca e parë gjyqësore, kundër të dyshuarit Ilir Haxhiaj, bashkëshort i së ndjerës.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, Haxhiaj nuk e ka pranuar fajësinë, raporton KTV.
E në këtë seancë, avokati i autorizuar nga familjarët e viktimës, Zahir Hamza, ka kërkuar rikualifikim të veprës penale.
Ilir Haxhiaj, nga fshati Nepërbisht i Suharekës, është në paraburgim që nga 1 qershori dhe po akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, vepër kjo e cila, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, mund të dënohet nga 5 deri në 15 vjet burgim.
Pas përfundimit të seancës, televizioni ka provuar që ta marrë një qëndrim edhe nga avokati Skënder Morina, që përfaqëson të akuzuarin, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.
Edhe
Kërkohet që Ilir Haxhiaj të gjykohet për vrasje e jo për lëndim trupor ndaj ish-bashkëshortes së tij
KTV-ja, javë më parë, kishte raportuar për ngritjen e aktakuzës, ku në arsyetimin e Prokurorisë thuhej se vepra është konstatuar pas dëshmive të djalit të së ndjerës, që kishte theksuar se nëna e tij ishte keqtrajtuar për vite me radhë, raportit të obduksionit dhe fotografive të trupit të viktimës.
H. D. nga Rahoveci kishte vdekur më 15 qershor, pas dy javë trajtimi intensiv në QKUK.
-
Apeli ia vërteton dënimin prej 15 vjetësh burgim burrit që rrahu bashkëshorten për vdekje
-
Për vrasjen bashkëshortes Haxhiaj dënohet me 15 vjet burgim edhe në rigjykim
-
Supremja e rikthen në rigjykim rastin e Ilir Haxhiajt që u dënua për dhunën brutale ndaj gruas
-
Ilir Haxhiaj dënohet më 15 vjet burgim për dhunën brutale ndaj gruas, familja e kundërshton