Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Sh.G., për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media të kësaj prokurorie.
Në komunikatë thuhet po ashtu se aktakuzë ndaj të njëjtit person dhe I.C. ngrihet edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"I pandehuri, Sh.G., me datë 23 shtator të vitit 2018, rreth orë 11:04 në Deçan në rrugën “Luan Haradinaj”, në kompaninë “Gogaj AG” me dashje privon nga jeta tani të ndjerin, A.T, dhe me ketë rast ka vënë në rrezik jetën, A.H., dhe F.Z., tani dëshmitarë. Të pandehurit Sh.G. dhe I.C., gjithashtu akuzohen se në kompaninë e lartcekur, në kundërshtim me ligjin për armë kanë mbajtur në posedim armët e tipit “Beretta” dhe “Blow TR”, dy karikator të pistoletave të lartcekura dhe 12 (dymbëdhjetë) fishekë", thotë Prokuroria Themelore e Pejës.
Me këto veprime, Prokuroria e Pejës thotë se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.