Prokuroria Speciale e Kosovës të enjten ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve S.S dhe M.S.
Sipas aktakuzës, për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.
“Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje "LP-RSFJ"), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë ndaj dy serbëve që kryen krime lufte ndaj shqiptarëve
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë-Kosovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile në Llashticë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-pjesëtarëve të forcave serbe për krime lufte në Gjakovë