Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave nën dyshimin për vrasjen e dy personave një vit më herët në kryeqytet.
Siç ka njoftuar Prokuroria, nga katër të akuzuarit, tre janë ende në arrati.
Në mbrëmjen e 26 marsit të vitit të shkuar në rrugën “Butrinti” në Prishtinë, të katër të akuzuarit dyshohet se kanë vrarë E.G. dhe Z.G. si dhe kanë rrezikuar jetën e të tjerëve në rrugë.
“I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.
Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.
-
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash
-
Në arrati dy të dyshuarit për vrasjen e 63-vjeçarit në Prishtinë
-
Edhe nga dy muaj paraburgim pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash
-
Plagoset një person në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati
-
Nis gjykimi për vrasjen e dy vjetëve më parë në “Aktash”, dy të akuzuarit në arrati