Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për fajde dhe shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për veprat penale fajde dhe shpëlarje parash.

B.M., B.M. dhe E.M. dhe S.M. akuzohen se kanë kryer veprën “fajdeja”.

Po ashtu B.M., B.M. dhe E.M. akuzohen për “shpëlarje parash”.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale në Prizren nga viti 2017 deri më 2021.

“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga viti 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit, ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe, konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme”, thuhet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.