Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga Shqipëria regjistrohet kundërligjshëm në gjendjen civile në Vushtrri

Policia në Vushtrri ka arrestuar dje një të dyshuar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër, po ashtu shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në arrati, përmes të dyshuarës, zyrtare pranë gjendjes civile, kanë arritur që në mënyrë të kundërligjshme të regjistrohen në regjistrin elektronik qendror të Gjendjes Civile në Vushtrri.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve./KsP.