Gjykata Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim 31 të pandehurve të arrestuar gjatë aksionit të kësaj jave në veri.
Ndaj personave me inicialet A.V-B, V.D, I.U rëndon akuza e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e Ryshfetit”. Ndaj të pandehurve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I rëndon akuza për shkak të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”, kurse ndaj të pandehurve A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S rëndon akuza për “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
“Gjykata ka marrë aktvendim dhe tridhjetë e një të pandehurve u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Mbetet në fuqi masa e paraburgimit kundër 31 të arrestuarve në veri
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit nga protestat në veri
-
Nga një muaj paraburgim për 15 policë të tjerë të arrestuar për ryshfet
-
Një muaj paraburgim 25 policëve të arrestuar për ryshfet