Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga janari deri tani PK-ja realizoi 5 urdhërarreste ndërkombëtare e 8 ekstradime e transferime

Policia

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Policisë së Kosovës që nga fillimi i vitit ka realizuar disa arrestime, ekstradime, transferime dhe depërtime në bashkëpunim me shtete tjera.

Policia ka realizuar pesë arrestime të personave me urdhërarrest ndërkombëtar ku prej tyre janë dy shtetas turq, një kosovar me urdhërarrest nga Italia dhe një nigerian me udhërarrest nga Shqipëria.

Po ashtu janë realizuar tetë ekstradime ku nga Gjermania është ekstraduar një kosovar, një kosovar tjetër është transferuar në Kroaci, një është ekstraduar nga Zvicra, një kosovar është ekstraduar nga Kroacia, një tjetër nga Gjermania dhe një është ekstraduar nga Italia.

Po ashtu një kosovar është depërtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa nga Kosova për në Shqipëri është ekstraduar një shtetas i Nigerisë.

Policia e Kosovës përmes ILECU-së ka vazhduar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.