Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve F. Th., Xh. H. dhe L. M.
“Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe 5 si dhe nenet 31 dhe 35 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thotë kjo Gjykatë.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjtit po të gjenden në liri, mund të arratisen apo fshihen dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Nga një muaj paraburgim tre të pandehurve që u zunë me 3.5 kg marihuanë
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, kapen me mbi 15 kg marihuanë
-
Droga nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës drejt Serbisë, kërkohet paraburgim ndaj 6 të dyshuarve
-
Kërkohet paraburgimi i katër personave që u kapën me 2.5 kg marihuanë
-
30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për posedim të mbi 5 kg marihuanë