Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nëpër liqenin e Ujmanit u tentua të kontrabandoheshin mallra, policia intervenon

Policia kufitare ka parandaluar një rast kontrabande me mallra në veri të Kosovës.

Njësitet gjatë patrullimit në zonën kufitare, përkatësisht në liqenin e Ujmanit, ka vërejtur një barkë, të cilën e kanë përcjellë dhe kanë identifikuar vendin e ndaljes.

Kur kanë arritur në lokacion, në mes të rrugës kanë hasur në një veturë të braktisur me targa të Serbisë.

Vetura e braktisur, dyshohet se ishte ngarkuar me mallin që ndodhej në barkë, njoftoi PK-ja.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar 19 telefona mobil, 830 pako cigare të llojeve të ndryshme, çanta, veshmbathje, mjete shkollore (lapsa, fletore, ngjyra, gërshërë etj), lodra për fëmijë, kozmetikë, etj.