Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nëntë të lënduar në një aksident në Kodrën e Trimave

Nëntë persona kanë pësuar lëndime në mëngjesin e së martës, pasi një furgon ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, rreth orës 07:00, ka njoftuar policia.

Arsyet e daljes nga rruga akoma nuk dihen. Nëntë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar. Rasti do të procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm