Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nën ndikim të alkoolit i dashuri e rrah dhe demolon shtëpinë, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Fushë Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku sipas Policisë së Kosovës, një burrë e ka rsulmuar fizikisht një grua.

“Ankuesja k/rome, ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari k/ashkali, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht si dhe e ka demoluar shtëpinë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.