Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nën kërcënimin e armës plaçkitet një person në Ferizaj

Një punëtor i një pompe derivatesh në Slivovë të Ferizajt është grabitur të premten, njofton Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, një person “i maskuar dhe i armatosur me një armë të shkurtë, nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur viktimës një shumë të parave në vlerë prej 600 eurove dhe dy telefona celular”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas veprës, i dyshuari ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur.

Ende nuk ka të arrestuar, njofton Policia në raportin 24-orësh.