Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nën kërcënim të armës grabitet një burrë në Prishtinë

Disa të dyshuar raportohet ta kenë marrë me forcë një burrë në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, të enjten mbrëma.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, viktima është futur me forcë në veturën e të dyshuarve mirëpo më pas ai ka arritur të ikë nga vetura.

“Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.