Në dy fshatra të Vitisë dje janë intervistuar 19 persona për organizim të skemave piramidale.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se në Pozhoran ka intervistuar 11 persona, të cilët më pas i ka liruar në procedurë të rregullt.
“Të dyshuarit kanë qenë duke luajtur letra bixhozi me çipa pokeri dhe para. Si dëshmi materiale janë konfiskuar 889 çipa pokeri, 6 komplete letra bixhozi dhe një fletore evidence”, thotë PK.
Derisa në Smirë tetë persona kanë qenë duke luajtur letra bixhozi.
“Si dëshmi materiale janë konfiskuar 460 çipa pokeri, 3 komplete letra bixhozi, një fletore evidence dhe 13.30€”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
-
Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz
-
Ndalohen nëntë persona në Ferizaj për bixhoz të paligjshëm
-
Policia interviston një person në Skenderaj që organizoi lojëra të fatit
-
Arrestohen tetë persona për organizim të skemave piramidale