Dy të dyshuar janë arrestuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Rogoçicë të Kamenicës.
Ata janë ndaluar nga policët që po patrullonin në fshat, ndërsa po qarkullonin ne veturën me targa të Serbisë.
“Gjatë kontrollimit tek pasagjeri i këtij automjeti i dyshuari kosovar shqiptar B.D. (2004) në brezin e tij është gjetur një revole e tipit Bereta e kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe shtatë fishekë, po ashtu edhe tek i dyshuari i dytë vozitësi i këtij automjeti kosovar shqiptar L.D. (2005) në gjepin e tij nga zyrtarët policor është gjetur një brisk me gjatësi 9 cm”, njoftoi PK-ja.
Armët e gjetura janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën, kurse të dyshuarit janë në ndalim 48 orë për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armeve” dhe rasti me kallëzim penal do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore.
