Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Varosh të Ferizajt arrestohet burri që shtiu me armë në ajër

Në fshatin Varosh të Ferizajit, Policia ka njoftuar se ka arrestuar dje një të dyshuar mashkull, pasi që kishte shtënë disa herë në ajër me armë automatike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti kishte shtënë në ajër disa herë me armë automatike. Njësia policore ka konfiskuar një armë AK-47, 39 fishek dhe 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.