Në tri aksidente trafiku, që ndodhen dje në Maxhunaj të Vushtrrisë, Qubrel të Skënderajt dhe Lum i Madh të Vushtrrisë, pësuan lëndime 12 veta – shoferë e pasagjerë, bëri të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit të sotshëm.
Në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë aksidenti ndodhi dje në orën 13 e 20 minuta, në të cilin u përfshinë dy vetura Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore pësoi vozitësi mashkull, K/shqiptar, i cili është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, transmeton Koha.net.
Raportohet se njësia përkatëse policore është duke u marrë me rastin.
Bilanci i aksidentit që ndodhi në fshatin Qubrel të Skenderajt (dje në orën 14:30) ishte shtatë të lënduar. Njëri prej tyre ishte vozitësi, mashkull K/shqiptar, i cili me automjetin e tij nga pakujdesia shkaktoi vetaksident trafiku. Pësuan po ashtu gjashtë pasagjerët e tij, katër femra dhe dy meshkuj, që të gjithë K/shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar, thuhet në raport.
Në fshatin Lumi i Madh të Vushtrrisë aksidenti ndodhi në orën 16:50 minuta, po ashtu dje. Në aksident u përfshinë dy vetura. Për pasojë, lëndime trupore pësuan tre meshkuj dhe një femër, që të gjithë K/shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar, thekson raporti i Policisë së Kosovës.
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Podujevë