Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të lënduar në një aksident në Llaushë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një aksident mes 3 veturave, kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llaushë të Skenderajt. Shtetasit shqiptarë 2 meshkuj dhe 4 femra u dërguan në Spitalin e Mitrovicës.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy meshkuj dhe katër femra që të gjithë K-shqiptare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia, transmeton KP.

Artikuj të ngjashëm