Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Llaushë të Skenderajt

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur të dielën në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sipas njoftimit në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, transmeton KOHA.

Të lënduarve iu është dhënë ndihma e parë mjekësore në QKMF Skenderaj, kurse për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.