Tre të dyshuar për vjedhje janë arrestuar dje në Suharekë, Ferizaj e Mitrovicë, në raste të ndara.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në fshatin Reshtan të Suharekës një burrë ka vjedhur stoli ari në një shtëpi dhe i njëjti është arrestuar.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte arritur të depërtojë në shtëpinë e viktimës dhe të vjedhë stoli ari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Derisa në fshatin Dardani të Ferizajt i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer disa vjedhje në lokacion të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E në Mitrovicë raportohet se i dyshuari, që është arrestuar dje, kishte vjedhur kafe me vlerë rreth 100 euro më 12 gusht në sheshin Agim Hajrizi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.