Zjarr i madh mbrëmë ka shpërthyer në qendër të Strugës, është djegur parkingu i klubit “Snegar” nga Struga.
Njësitë zjarrëfikëse kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, mirëpo për fat të keq, të djegura kanë përfunduar 33 varka me vela, dhe 4 varka me motor si dhe komplet dokumentacioni, 60 vjet i vjetër i klubit.
Është shkaktuar dëm i madh material, mirëpo për fat të mirë nuk ka të lënduar. Anëtarët e klubit “Snegar” kanë ngelur të zhgënjyer pas fatkeqësisë së madhe e cila e kaploi këtë klub.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr i madh në Kroaci, dhjetëra të lënduar dhe mbi 1 mijë të evakuuar
-
Zjarr i madh pranë plazhit të Durrësit
-
Merr flakë një rrotë gjigante rrotulluese në Gjermani, 30 të lënduar
-
Dy vetura digjen plotësisht nga zjarri në lagjen “Marigona”, hetuesia ende s’ka të dyshuar
-
Përfshihen nga zjarri katër vetura në lagjen “Marigona”