Një qiramarrës që nuk po e paguante qiranë ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është sulmuar nga qiradhënësi.
I rrahuri ka përfunduar në spital, e sulmuesi në burg. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shqipëria”, në Lipjan më 26.08.2017 rreth ores 14:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një pagese te qirasë ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjell Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua në Lipjan ankohet se vjehrra e ka rrahur dhe s’po e pranon në shtëpi
-
Gruaja në Prishtinë raporton se u dhunua nga pronari i shtëpisë të cilën do ta merrte me qira
-
Sulmohet seksualisht një grua në Lipjan
-
Shtetasja e Shqipërisë sulmohet fizikisht në Skenderaj
-
Sulmoi babanë dhe vëllain, arrestohet një person në Lipjan