Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan kapet drogë

Një sasi droge është hetuar dhe sekuestruar nga një person që kishte shkuar për të vizituar të afërmin në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan oficerët korrektues gjatë kontrollit një vizitori i është gjetur substancë narkotike, transmeton Koha.net.

Në raport theksohet se sasia ishte dy gramë dhe kishte qëllim t’ia dërgonte të vëllait të tij, i cili gjendet në vuajtje të dënimit.

Bëhet e ditur se substanca narkotike është konfiskuar, ndërsa i dyshimti pas intervistës me urdhër të prokurorit kujdestar lirohet në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm