Një person deshi dje ta furnizojë mikun e vet, që po vuante dënimin në burg, me drogë, por përfundoi vetë në burg.
Policia e Kosovës në raportin e sotshëm, bën të ditur se dje, në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, një person që kishte shkuar për të vizituar mikun e tij, i cili aty po vuante këtu dënimin, u ndal nga policia, pas iu gjet drogë që deshi t’ia çonte aty atij, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, K/shqiptar, pasi që ai gjatë një vizite të një miku të tij, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese, ka tentuar t’i japë lëndë narkotike”, thuhet në raport, i cili saktëson se ngjarja kishte ndodhur dje në orën 15:30, në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.
-
Arrestohet një grua, tentoi të fus drogë në Qendrën Korrektuese në Lipjan
-
Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan kapet drogë
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës, goditi veturën e Policisë gjatë përpjekjes për të ikur
-
Kapet drogë në qendrën e mbajtjes në Prishtinë