Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy vizitorëve në burgun në Lipjan u gjendet drogë

Foto: Koha / ilustrim

Dy vizitorëve në qendrën korrektuese në Lipjan u është gjetur substancë narkotike.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të vizitorëve, të hënën, njërit i është gjetur substancë e dyshuar narkotike me peshë 101 gramë, e tjetrit me peshë 6 gramë.

Të dy janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.