Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Pukë zbulohet arsenal granatash, supozohet nga rebelimi i 1997-it

Pukë, 23 shkurt - Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dërgoi urgjent një ekip të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore defensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht. Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.