Me datën 17 shtator Policia në Suharekë, gjatë zbatimit të urdhëresës për kontroll, ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë të tipit pistoletë EKOL Special 99, të kalibrit 9 mm, dy karikatorë dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një fishek i kalibrit 6.35 mm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Policia shton se arma në pronësi ilegale ishte në posedim të shtetasit F. A. i lindur në vitin 1997 dhe pas sekuestrimit i njëjti është duke u proceduar në hetime sipas procedurës së rregullt, transmeton Koha.net.
Duhet theksuar se Policia rajonale në Prizren gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve dhe informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, gjithsej në ‘sezonin veror 2019’ ka sekuestruar 50 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që gjatë festave të mos përdoren armët e zjarrit që të “festohet më zemër e jo me armë”.
Policia rajonale në Prizren gjatë realizimit të planit operativ ka vepruar dhe ka batuar ligjin në të gjitha rastet ku është raportuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe gjuajtje me armë.
Të gjitha rastet e raportuara janë koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe rastet janë proceduar tek organi hetues...(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)
-
40-vjeçarit që u arrestua për dhunë në familje në Prizren, i konfiskohen armë e municion
-
Arrestohet 27 vjeçari që sillej me armë në brez në Prizren
-
Sekuestrohen armë gjuetie të jashtëligjshme në Prizren
-
Banorët njoftojnë Policinë, 22 vjeçarit në Prizren i sekuestrohen dy armë në brez
-
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Suharekë