Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Banorët njoftojnë Policinë, 22 vjeçarit në Prizren i sekuestrohen dy armë në brez

Policia e Kosovës njofton se më 13 gusht 2019, rreth orës 13:45 është pranuar një informacion se në lagjen “Ortokoll” të Prizrenit, është vërejtur një person me armë në brez.

“Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T. C., shqiptar i Kosovës i lindur në vitin 1997, ka gjetur në posedim: Pistoletë ‘Zastava’ nr. serik. T-741859 me një karikator, pistoletën ‘EKOL TUNA’ nr serik. ET-1291565, tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë. Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar”, njofton Policia e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar”, thuhet më tej në njoftim.