Kronikë

Në Prishtinë e Suharekë arrestohen dy persona për dhunë në familje

Foto: Koha / ilustrim

Në Prishtinë dje është arrestuar një burrë me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Koha.net.

Derisa në Suharekë është arrestuar një burrë me dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.