Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunë në familje në Prishtinë e Suharekë

Të paktën dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.

Sipas raportit të policisë, në Prishtinë një person është arrestuar pasi kishte rrahur ish-bashkëshorten dhe shoqen e saj. Dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor nga shërbimi i urgjencës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Dhunë në familje është raportuar edhe në Suharekë. Aty një i dyshuar kishte sulmuar motrën e tij, të cilës i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima s’ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.