Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Podujevë i vihet zjarri një are me mjedra

Në fshatin Shajkofc të Podujevës mbrëmë i është vënë zjarri një are të mbjellë me mjedra. Pronari i arës ka raportuar rastin në Polici.

“Nga zjarri raportohet se janë dëmtuar rreth 20 ari mjedra dhe sistemi i ujitjes. Njësia e zjarrfikësive kanë arritur që ta fikin zjarrin”, njoftohet në raportin e Policisë së Kosovës.