Një person është ankuar të shtunën në Polici se disa persona i kanë vënë zjarrin arës së tij të mbjellë me arra në Hade të Obiliqit.
Policia ka njoftuar të dielën se të dyshuarit, sipas ankuesit, janë të panjohur.
Me këtë rast janë dëmtuar 1200 trupa të arrave.
Zjarri është lokalizuar nga vetë ankuesi, ndërsa rasti i cilësuar si “Zjarrvënie” është nën hetime.