Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një shtëpie në Merdar i digjen roletat

Një pjesë e roletave të një shtëpie në Merdar të Podujevës dyshohet se është djegur gjatë së shtunës.

Policia ka njoftuar se një grua është ankuar për këtë rast, që e ka vërejtur vetëm pasi është kthyer në shtëpi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pasi është kthyer në shtëpi ka vërejtur se një pjesë e roletave është djegur pjesërisht. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit.