Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një shtëpi në Zubin-Potok

Djegie e shtëpisë

Foto: Ilustrim

Një shtëpi është djegur tërësisht të shtunën në Luçka Rekë të Zubin-Potok.

Policia ka njoftuar të dielën se rastin e ka raportuar pronari i shtëpisë së djegur. 

“Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasoj e zjarrit shtëpia është djegur në tërësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në përfshirjen nga zjarri të kësaj prone. 

Sipas policisë, rasti është nën hetime.

Artikuj të ngjashëm