Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Pejë u sulmua tenda e VV-së për peticionin për zgjedhje

Në sheshin “Shkelzen Haradinaj” në Pejë të mërkurën është sulmuar tenda e Lëvizjes Vetëvendosjes ku po mblidhen nënshkrimet për peticionin “Duam zgjedhje”.

Një person është arrestuar pasi kishte dëmtuar dy llogo dhe i kishte larguar karriget dhe tavolinat nga vendi, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar derisa ishte duke qëndruar para tendës ku mblidhen nënshkrimet “duam zgjedhje”, një i dyshuar mashkull, i ka dëmtuar dy llogo dhe i ka larguar karriget dhe tavolinën nga aty. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është shkruar në raport.