Policia e Kosovës njofton se në vendkalimin kufitar Merdar ka arrestuar një person të dyshuar se më 16 nëntor bashkë me një të dyshuar tjetër kanë sulmuar tre persona në Pejë.
Policia në Pejë njofton se është arrestuar M.K. lindur në vitin 1987, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pronës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është arrestuar me datë 18 nëntor më 16 nëntor rreth orës 00:50 në një lokal në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor.
Të gjitha veprimet janë koordinuar me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./KsP.