Kronikë

Në Pejë kapen 23 automjete që u janë shmangur tarifave doganore

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në zonën e Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë ndërmarr një operacion kontrolli të koordinuar mirë bazuar në planin operativ të koduar ‘Auto tregu’ në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arrit që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 vetura dhe 1 kamion, pronarët e të cilave iu kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore.

Të gjitha automjetet e lartë cekura me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat e parapara sipas ligjit.

Në këtë plan kanë marr pjesë 50 zyrtar dhe e tera ka përfunduar pa asnjë incident.

Operacioni është udhëhequr nga komandanti i stacionit policor Pejë.