Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Obiliq dy burra sulmojnë gratë e tyre

Dy gra kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje, burrat e tyre kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike, raporton Policia e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur Policia, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Ndërkohë dy viktimat dhe katër fëmijët e tyre janë dërguar në strehimore.

“Obiliq, 10.11.2021-15:00. Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshortët e tyre) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërsa dy viktimat me katër fëmijët tyre janë dërguar në strehimore”, raporton Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm