Në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, dje një i mitur ka vjedhur në shtëpinë e një personi diamant e ari, i cili më pas është arrestuar.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast i kanë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, ku është kontrolluar-bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit.
“Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, përfundon njoftimi i policisë.
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant
-
Arrestohet pasi dyshohet se vodhi stoli në vlerë 10 mijë euro në një argjendari në Prishtinë
-
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
-
Vidhet një sasi ari në një argjendari në Prishtinë
-
Arrestohet e dyshuara në Prishtinë, ia grabiti qaforen një gruaje