Dogana e Kosovës ka njoftuar se në një kamion në Merdar i cili ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar janë zbuluar disa mallra të padeklaruara.
Në njoftimin e Doganës thuhet se personi që drejtonte mjetin është pyetur lidhur me deklarimin e ngarkesës në doganë dhe ka thënë se nuk ka asgjë për deklarim.
Megjithatë, gjatë inspektimit thuhet se në ulësen e parë të automjetit është zbuluar një çantë që përmbante disa pajisje dentare, ndërsa në bagazh janë gjetur disa pjesë rezervë për automjete.
Mallrat thuhet se janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj drejtuesit të kamionit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).
Artikuj të ngjashëm
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus në Han të Elezit
-
Në Merdar, në një autobus të linjës Itali-Kosovë, zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara
-
Në një veturë në pikën kufitare Han i Elezit gjenden mbi 13 mijë euro të padeklaruara
-
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në një maune në Ferizaj