Policia e Kosovës ka bërë të ditur se referuar raportimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri “për të festuar”, dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.
Në aspektin e sigurisë në trafik, gjatë ditës së premte (deri në ora 12: 00) nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet.
“Policia e Kosovës të gjithë qytetarëve të vendit ua uron vitin e ri 2022, të jetë edhe ky vit, vit i bashkëpunimit të qytetarëve më policinë, në të mirë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia thotë se festa e Vitit të Ri kaloi pa incidente madhore
-
Policia: Disa të lënduar nga armët e zjarrit dhe mjetet piroteknike
-
Policia për natën e Vitit të Ri: Kryesisht e qetë
-
Policia: Festimet për vitin e ri kaluan të qeta, pa incidente serioze
-
Policia apel qytetarëve: Festo me zemër, jo me armë