Në mungesë të prokurores speciale Merita Bina- Rugova, është shtyrë gjykimi në rastin ku Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.
Sipas kryetarit të trupit gjykues Lutfi Shala, prokurorja Bina-Rugova ka qenë e njoftuar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar.
Gjykatësi Shala ka thënë se arsyen e mungesës prokurorja nuk e ka treguar dhe se nuk ka qenë e qasshme në telefon.
Lidhur me seancën e radhës, gjykatësi Shala ka thënë se palët do të njoftohen pas koordinimit rreth datës.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.
Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019. /BetimipërDrejtësi
-
Shoferi i kamionit fsheh substanca narkotike në paketimet e brendit të veshjeve të Kim Kardashianit
-
“M’kanë kapë tap-tap”, i dyshuari për tregti me kokainë mendon se u tradhtua nga miqtë
-
Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë
-
Rasti i “400 kg kokainë”, Prokuroria pretendon se të akuzuarit ishin grup kriminal
-
Prokuroria e mbrojtja ballafaqohen në rastin e 400 kg kokainë