Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Mitrovicës gjendet një 30 vjeçar pa shenja jete

Një person me inicialet D.XH, rreth 30 vjeçar nga Mitrovica është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ngjarjen e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në litar dhe dyshohet se është vetëvrarë