Inspektorati i Komunës së Malishevës në bashkëpunim me Policinë dhe departamentin e policisë, që merret me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës, mbrëmë kanë zhvilluar një aksion të përbashkët, ku janë kontrolluar të ashtuquajturat "lokale të natës".
Me këtë rast është mbyllur një lokal dhe janë shqiptuar gjoba për disa nga këto lokale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këto lokale, inspektorët komunalë kanë hasur në disa parregullsi dhe si rezultat janë shqiptuar gjoba mandatore për disa nga këto lokale.
Po ashtu inspektorati ka mbyllur një subjekt afarist (lokal nate), pasi i njëjti nuk ka qenë fare i regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë.
Artikuj të ngjashëm