Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Trafikimi me njerëz: Policia mbylli 9 lokale nate dhe identifikoi një viktimë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) të premten ndërmorën aksionin “Gushti 2022” për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Policia ka kontrolluar mbi 35 lokale nate dhe nga to ka mbyllur disa.

Ka iniciuar tri raste penale dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit.

Aktivitetet e kryera gjatë aksionit:

  •  Janë kontrolluar 36 lokale nate,
  •  Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura,
  •  Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika,
  •  Janë iniciuar tri raste penale,
  •  Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit,
  •  Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj),
  •  Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).

{gallery}