Një plan për grabitje u ka dështuar tre personave në Malishevë, të martën në mbrëmje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person në polici ka raportuar se deri sa ishte në shtëpi, aty kanë hyrë persona të maskuar dhe të armatosur. Njëri prej tyre, sipas tij, i ka drejtuar armën dhe pa e lënduar ka njoftuar dy grabitësit tjerë se në shtëpi kanë njerëz dhe kanë ikur nga aty në drejtim të pyllit.
Në njoftim theksohet se njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë tre të dyshuarit të cilët janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me një fishek.