Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Malishevë arrestohet një person për gjuajtje me armë në aheng

Policia e Kosovës arrestoi një person në Malishevë, nën dyshimin se shtiu me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të së martës, rasti ndodhi të hënën në fshatin Guriq, ku u dëgjuan të shtëna, derisa i dyshuari V.K., i lindur në vitin 1970, armën e mbante me leje.

“Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pistoletë e tipit REX-0, 13 gëzhoja të kalibrit 9x19mm, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe dy karikatorë të po të njëjtës armë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.