Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Mësohet se shtetasi Dritan Velaj, ka qëlluar me sëpatë babanë e tij, Kujtim Velaj, pas një sherri për motive të dobëta.
Si pasojë e plagës së marrë në trup, gjendja shëndetësore e Kujtim Velajt është e rëndë. Ai u dërgua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori u arrestua në tentativë për t'u larguar.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë. Ende nuk dihen motivet e krimit , por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes.
Deklarata e policisë
Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për t'u larguar.
Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.
Edhe
Djali i mitur godet babanë me sëpatë
Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.