Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në Shqipëri.
Policia e Shqipërisë, ka njoftuar sot se në fshatin e Librazhdit, Dragostunjë, burri (Q.M. 56 vjeç) dyshohet se ka vrarë bashkëshorten me sëpatë (M.B 53 vjeçe), e më pas ka vrarë edhe veten, duke u varur në pemë.
“Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Kjo ngjarje e rëndë pason atë të Shkodrës ku vëllai vrau motrën si dhe ngjarjen që tronditi Tiranën, ku një person u vra nga ish-vjehrri. \tch
Artikuj të ngjashëm
-
80-vjeçari në Fier dyshohet se vrau gruan dhe më pas veten
-
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
-
69-vjeçari në Shqipëri dyshohet se vrau gruan me sëpatë, pastaj vdiq pasi i biri e shtyu nga shkallët
-
Një grua vritet me sëpatë nga kunati në Elbasan
-
Shqipëri, një burrë vret kunatën në mes të natës